Aksident në Pyllin e Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

Aksident në Pyllin e Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete.

 

Si pasojë e përplasjes, dy të reja, të cilat udhëtonin me një automjet tip "Fiat", kanë mbetur të plagosura. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t'u dhënë ndihmën e parë të lënduarave dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.

 

Dy të plagosurat janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Përveç të lënduarave, aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në të dy automjetet.

 

Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. 

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy