KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit Jak Ndoka

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit Jak Ndoka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Jak Ndoka.

Gjatë seancës dëgjimore të viit të kaluar, Komisioni ngriti dyshime se gjyqtari i Lezhës, Jak Ndokai nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës për pasurinë dhe për këtë arsye hetimi u përfundua vetëm në këtë kriter.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin pas ankimimit nga gjyqtari Ndoka ndaj vendimit të KPK-së.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi lënien në fuqi të vendimit të marrë në nëntor të një viti më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Lezhës.

  Kujtojmë se Jak Ndoka e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995. Prej gati dy dekadash, ai ka punuar kryetar dhe gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy