Një person i cili transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, është vënë në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.
Efektivët e komisariatit Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”.
Pas informacionit të siguruar në rrugë operative, nga ana e uniformave blu u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



