65-vjeçari Luigj Marku ka humbur jetën pasi ra në një kanal me ujë në rrugën e fshatit Vukatane në Shkodër.
Bëhet me dije se 65-vjeçari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytetin e Shkodrës, por teksa po udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



