Pista olimpike për atletët e rinj në Parkun e Liqenit, gati në fundvit

Pista olimpike për atletët e rinj në Parkun e Liqenit, gati në fundvit

Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit, bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga punimet për ndërtimin e pistës së atletikës.

“Lajm i mirë. Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit”, u shpreh Rama.

Pista e dedikuar olimpike po ndërtohet nga bashkia e Tiranës përmes një fondi prej 58 milionë lekësh.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë së ndërtimit të pistës, për ndërtimin e pistës, janë përkujdesur për të ruajtur mjedisin, pemët, për t’i dhënë një oazë të bukur sportdashësve të atletikës.

Pista do të jetë e gjatë 175 metër dhe e gjerë 93 metër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy