Merrnin inerte nga Shushica, procedohen dy administratorë firmash dhe inspektori i IKMT Vlorë

Merrnin inerte nga Shushica, procedohen dy administratorë firmash dhe inspektori i IKMT Vlorë

Policia e Vlorës ka bërë të ditur sot se janë proceduar penalisht dy administratorë firmash, të cilët merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje të organeve kompetente.

Përkatësisht shtetasi Fatmir Hodaj, 58 vjeç, dhe Vasil Dema, 39 vjeç. Ndërsa një shtetas tjetër po procedohet për shpërdorim detyre, Arjan Hoxha, 47 vjeç.

47-vjeçari me detyrë inspektor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Vlorë, dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, u konstatuan disa automjete që po gërmonin shtratin e lumit.

Nga ana tjetër materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy