Furgoni i linjës Tiranë-Berat përplaset me autokombanjën/ Lëndohen shtatë turiste franceze

Furgoni i linjës Tiranë-Berat përplaset me autokombanjën/ Lëndohen shtatë turiste franceze

Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes.

 

Drupal Ad

 

 

 

Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Furgoni i linjës Tiranë Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën. Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.

Po marrin ndihmë mjekësore disa prej turisteve që kanë thyeje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.

Fatmirësisht sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse.

Segmenti rrugor nacional Lushnje-Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorike kalojnë nga njëra anë në tjetrën

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy