Antimafia shkatërron grupin italo-shqiptar, arrestohen 15 persona

Antimafia shkatërron grupin italo-shqiptar, arrestohen 15 persona

Antimafia e Guardia di Finanza në Itali, ka goditur mëngjesin e sotëm operacionin “Blue boss”, duke shtarruar grupin kriminal italo-shqiptar që trafikonin lëndë narkotike mes vendeve të Ballkanit përfshirë dhe Shqipëria, Spanja e Italia. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se nën hetim janë 28 persona, ndaj 15 prej tyre është lëshuar urdhri i arrestimit, 6 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë.

Mësohet se një prej shqiptarëve të arrestuar ka inicialet C. L., 59 vjeç, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit e thërrisnin me nofkën “Luli”. Mediat italiane shkruajnë se baza ku vepronte grupi i trafikantëve ndodhej në komunën Bisceglie në provincën e Barletës në rajonin e Puglias. Anëtarët e këtij grupi trafikantësh akuzohen për prodhim e trafik ndërkombëtar droge të tipit marijuanë, hashash e kokainë e pjesëmarrje në organizim kriminal, falsifikim dokumentesh identifikimi, falsifikim parash e dokumentesh.

Antimafia ka theksuar për mediat vendase se hetimet e operacionit kanë zbardhur trafikimin e sekuestrimin e 709,42 kg marijaunë, 1.036,86 kg hashash, 333 gramë kokainë, 1 pistoletë e tipit “Glock” dhe 339 mijë euro cash. Gjatë operacionit, janë sekuestruar 3.5 milionë euro, 14 automjete, një mjet lundrues dhe 1 motor.

Hetimet kanë zbardhur se anëtarët e këtij grupi aktiv si në Itali ashtu dhe në jashtë kufirit italian, për organizimin e trafikut të drogës komunikonin drejtpërdrejtë me furnizuesit, klientët apo persona të tretë duke evituar përdorimin e telefonave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy