Dhunuan dy punonjës të policisë, arrestohen vëllezërit nga Peshkopia

Dhunuan dy punonjës të policisë, arrestohen vëllezërit nga Peshkopia

Policia e Dibrës ka arrestuar dy vëllezër, pasi janë konfliktuar për motive të dobëta me dy punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës dhe kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës gjatë shoqërimit. Dy të rinjtë, gjatë konfliktimit, i kanë shkaktuar dëmtime të lehta trupore dy punonjësve të policisë.

Për ta rëndojnë akuzat “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. “U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër”, njoftoi policia.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimin në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy