Vendimi nga Gjykata Lezhë/ Dënohet me 2 vite burg emigrant, tri vite më parë inicioi protestën në Mirditë

Vendimi nga Gjykata Lezhë/ Dënohet me 2 vite burg emigrant, tri vite më parë inicioi protestën në Mirditë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me dy vite burg një emigrant 35-vjeçar, i akuzuar si iniciator të protestës së organizuar tre vite më parë, në dhjetor të vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digen e Hidrocentralit në Qafë Molle të Mirditës.

Shtetasi Leon Molla u dënua për vepren penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”. Edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri, nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë.

Sipas dosjes hetimore përmes shkrimeve dhe videomesazheve në rrjetet sociale i riu u ka bërë thirrje njerëzve që të mblidhen për të hequr flamurin Turk në Qafë-Mollë të Mirditës, duke nxitur gjuhën e urrejtjes. Gjykimi ndaj tij eshtë bërë në mungesë, pasi Molla me origjinë nga Mirdita jeton në Francë që prej vitit 2012, ndërsa prokurori Arben Agovi kishte kërkuar që ai të dënohej me tre vite heqje lirie.

Në lidhje me tubimin e ndodhur në dhjetor të vitit 2017, u referuan materialet në prokuori edhe për 50 persona të tjerë pjesëmarrës, por hetimet ndaj tyre u pushuan, pasi sipas prokurorisë nuk janë provuar elementë të veprës penale.

Ndërkohë, kujtojmë që paraditen e 31 dhjetorit të vitit 2017, dhjetra persona u mblodhën në Qafë Mollë të Mirditës, duke shkatërruar flamurin turk që ishte vendosur në digen e HEC-it qe është ndërtuar nga një kompani Turke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy