
Një 69-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të premte në Poliçan, pasi dyshohet se është vetëhelmuar me pesticide. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kapinov, rreth orës 14:45. Ajo është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët, ndërsa ka ndërruar jetë teksa transportohej në spital.
Dyshohet se 69-vjeçarja Verie Kreku ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, dhe në kushte të tilla ka konsumuar pesticide.
Berat/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:45, në fahatin Kapinovë, Poliçan është gjetur në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët, dyshohet të jet vet’helmuar me pesticide, shtetasja V.K., 69 vjeçe, e cila gjatë transportimit me autoambulancë për në Spitalin Rajonal Berat, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.



