Policia e Rrëshenit njofton se paraditën e sotme ka rënë zjarr në rrobaqepësinë në pronësi të shtetases D. K. dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në lidhje me rastin u sinjalizuan Zjarrfikësit e Mirditës, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e rrezikut për objektete tjera aty pranë.
Nga të dhënat papraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndije elektrike, por do të jetë ekspertiza që do të sqarojë rrethanat e plota të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.



