51-vjeçari Luftar Braçja, një emigrant shqiptar në Itali i cili sapo ishte kthyer për pushime në atdhe, humbi jetën në aksident rrugor. Aksidenti u shënua rreth orës 11:00 në rrethrrotullimin që lidh ByPassin e Fierit me Levanin. Braçja drejtonte një automjet tip “Skoda”, kur u godit nga pas nga një “Volkswagen” që lëvizte me shpejtësi.



