Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 infektime nga Covid-19.
Rastet e reja janë evidentuar nga testimi i 2.870 mostrave të dyshuara për SarsCov2.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1.226.



