Maliq, makina përplas 13-vjeçarin me biçikletë

Maliq, makina përplas 13-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Orman të Maliqit, ku një automjet ka përplasur një 13-vjeçar me biçikletë. Ky i fundit, sipas policisë është dërguar me urgjencë në Spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Më datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy