SPAK i uron Ilir Beqajt “suksese në jetë”/ Dosja me përgjime, fatura, pasuri të fshehura dhe takime

SPAK i uron Ilir Beqajt “suksese në jetë”/ Dosja me përgjime, fatura, pasuri të fshehura dhe takime

Shtatë muaj hetime për abuzime me fondet e projekteve të BE-s të ndjekura nga Prokurorja Elida Kaçkini dërguan në qeli ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndaj tij ky është procedimi i dytë pasi më herët nga SPAK u hetua për aferën e sterilizimit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Drupal Ad

 

 

 

Prej afro 1 viti përballet me drejtësinë nga ku beteja e tij nisi me një kërkes pushim hetimit, por fati i rezervoi ish-ministrit të Shëndetësisë qelitë e burgut.

z.Ilir Beqaj i cili u kallëzua për aferën e konçesionit të sterilizimit nuk u arrestua për të, por një hetim i ndjekur nga Prokurorja Elida Kaçkini ka zbuluar një tjetër aferë.

Këtë radhë bëhet fjalë për skemën e faturave fiktive për të vjedhur paratë e projketeve në zyrën SASPAC një bashkëfinancim i BE-së dhe qeverisë shqiptare.

Ky është vendimi që do t’i hapte rrugë arrestimit të z.Beqaj edhe pse në dyert e gjykatës për javë e muaj ai pretendonte jo vetëm pafajsinë por edhe pamundësinë financiare për të paguar shpenzimet gjyqësore.

Në të njëjtin operacion me arrestimin e Beqajt masat janë dhënë edhe për bashkëpunëtorët e tij si: Ermal Kurtulaj dhe biznesmeni Alfred Nikollaj në burg. Ndërkohë do të hetohen në një masë sigurie më të butë  Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bledar Leka, Bjona Zijaj.

Prokurorime Fiktive, Deklarim i Rremë Pasurie dhe Shëprdorim detyre, Favorizim në tendera dhe Korrupsion janë ndër veprat penale që çuan këta shtetas e mes tyre z.Beqaj në qeli me kërkesë të SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy