Të dehur në timon përfshihen në aksident, arrestohen tre drejtuesit në Korçë

Të dehur në timon përfshihen në aksident, arrestohen tre drejtuesit në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar tre drejtues mjetesh pasi janë përfshirë në aksidente më gjendje të dehur. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit: -D. D., 29 vjeç, banues në fshatin Gurrës, Librazhd, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 29-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. -G. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Seat”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 37-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. -J. L., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy