Lushnjë/ Digjet automjeti me porosi, arrestohet autori 39-vjeçar, në kërkim porositësi

Lushnjë/ Digjet automjeti me porosi, arrestohet autori 39-vjeçar, në kërkim porositësi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë, ku një automjet është djegur qëllimisht pranë banesës së pronarit në fshatin Pluk. Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, ndërsa vijon puna për kapjen e personit që dyshohet se e porositi krimin.

 

Sipas burimeve zyrtare, pas kallëzimit të shtetasit D. V. për djegien e automjetit të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë ndërhynë menjëherë, duke organizuar veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Si rezultat i hetimeve, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Mario Biti, 39 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili dyshohet se ka kryer djegien e automjetit.

 

Po ashtu, u identifikua edhe shtetasi Andi Zaimi, 28 vjeç, si porositësi i dyshuar i krimit. Nga hetimet paraprake rezulton se ai kishte konflikte për motive pronësie me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.

 

Policia bën me dije se vijon puna intensive për kapjen e 28-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy