Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi në mjetin e tij i është gjetur një sasi prej 10 kg kanabis. Aksioni është kryer mbrëmjen e së enjtes, pas marrjes së informacionit se një mjet po transportonte substance narkotike.
“Njësitet policore kanë ndaluar veturën “Range Rover” dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari, O.N, 26-vjeç, nga Shqipëria”, sqaron policia e Kosovës.
Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.



