Në makinë me kanabis gati për t’u shitur, arrestohet një person në Kukës

Në makinë me kanabis gati për t’u shitur, arrestohet një person në Kukës

Një person është vënë në prangat e policisë së Kukësit i kapur me lëndë narkotike gati për t’u shitur.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Peraj, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. N., 55 vjeç, banues në fshatin Kotec.

Në aksin rrugor “Bajram Curri-Lekbibaj“, nga kontrolli në automjetin që drejtonte 37-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi N. N., u gjetën 126 gramë lëndë narkotike kanabis sativa që ishte ndarë në sasi më të vogla, dyshohet me qëllim shitjen në zonën e Fierzës.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Nissan” dhe me 4 celularë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy