Një person i dënuar për kultivim droge, është vënë në prangat e policisë së Lezhës.
I arrestuari është A. Z., 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
41-vjeçari dhe persona të tjerë, në vitin 2024, kishin kultivuar rreth 1900 bimë narkotike, në fshatin Përshqesh, Mirditë, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e policisë, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.



