Policia e Krujës ka njoftuar sot se dy shtetas janë arrestuar në fshatin Nikël të Krujës pasi iu gjeten 41 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël u lokalizuan në aksin rrugor Nikël-Tapizë.
Nga kontrolli fizik i personave të arrrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen” në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.



