
Finalizohet faza e 20-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë. Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 20-të të megaopacionit, në fshatin Cudhi Kamp, Krujë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan 887 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon. Ndërkohë më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 9810 bimë narkotike kanabis sativa dhe 208 fara të dyshuara kanabis, të mbjella në kubikë.



