Vodhi çantën me një makinë në Sarandë, vihet në pranga

Vodhi çantën me një makinë në Sarandë, vihet në pranga

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Cash”, për zbardhjen e një vjedhjeje, duke u vënë në pranga një person i cili dyshohet se ka vjedhur në një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura në parë, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit Sarandë organizuan operacionin policor të koduar “Cash”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. V., 46 vjeç, banues në Fier.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2023, në rrugën “Butrinti”, ka vjedhur në një automjet, një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy