Shpërthimi në garazhin e makinave, i merr jetën shqiptarit në Greqi

Shpërthimi në garazhin e makinave, i merr jetën shqiptarit në Greqi

Një shqiptar i cili prej afro dhjetë ditësh trajtohej në spital me djegie të shumta në trup, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Greqi.

Viktima është një shqiptar i moshës 58-vjeçare, i cili kishte pësuar djegie të shumta si pasojë e një shpërthimi në një garazh makinash në Selanik, vend ku dhe ishte punësuar.

Siç raportojnë mediat e shtetit fqinj, shkak për shpërthimin është bërë një gropë gazi.

Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor, por gjatë këtyre ditëve shqiptari po trajtohej në spitalin e Selanikut, deri kur paraditen e sotme ndërroi jetë, duke mos ia dalë të mbijetojë.

Lidhur me ngjarjen autoritetet policore greke janë duke hetuar, për të hedhur dritë mbi rrethanat e shpërthimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy