Mat, kandidati i PD denoncon në polici shpërndarjen e produkteve në këmbim të votës

Mat, kandidati i PD denoncon në polici shpërndarjen e produkteve në këmbim të votës

Një kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Mat, ka denoncuar në polici shpërndarjen e produkteve të ndryshme te qytetarët, në këmbim të votës.

Më datë 8 prill është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi Basir Çollaku, 56 vjeç, banues në Tiranë, kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpërndanin produkte të ndryshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike.

Menjëherë pas administrimit të kallëzimit, shërbimet e policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., së bashku me automjetin e tij furgon, ku nga këqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy