Kontrabandë me mallra luksi, Bregu: Hetimet në bashkëpunim me Francën, të suksesshme

Kontrabandë me mallra luksi, Bregu: Hetimet në bashkëpunim me Francën, të suksesshme

Dy grupe të fuqishme kriminale janë hetuar në Shqipëri dhe Francë, nën dyshimet për kontrabandë e pastrim parash në dy vendet, ku i përfshirë ishte dhe ish- shoferi i Ardi Veliut. Lidhur me këtë, gazetari Sokol Bregu në ‘MCN Live’ deklaroi se nuk beson se ka kontakte më të larta se shoferi dhe se nuk beson në një goditje morale për Ardi Veliun. Sipas tij, hetimet në bashkëpunim me të huajt janë të suksesshme pasi në rastin konkretë Franca ka policinë, xhandarmëritë më të mira. “Nuk besoj në një goditje morali për Ardi Veliun, gjithsecili mban përgjegjësinë për veten e vetë. Çdo gjë është personale dhe individuale, por që të jesh shoferi i drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe të bësh një gjë të tillë nuk të jep tablonë e një gjëje të gëzueshme. Një shofer duket se s’ka ndonjë gjë të madhe në dorë, por ndonjëherë implikim, ndonjëherë para, apo idiotësi në kryerjen e detyrës, kjo përbën atë që është Shqipëria. Përveç diplomatëve që e ka të ndaluar policia dhe çdo punonjësi doganor, të tjerët duhet të kontrollohen të gjithë, le të jetë kush të dojë. Shoferi është sekseri më i madh i dikujt, kjo ndodh në Shqipëri. Ai është vartësi më besnik, por nuk besoj se ka një implikim më të madh se shoferi, sepse po të kishte do dilte në përgjime”. Në vijim duke u fokusuar te bashkëpunimi me Francën, Bregu tha se kur ne bashkëpunojnë në hetime të ndërsjella, hetimet zgjidhen menjëherë dhe francezët kanë një ndër policitë më të mira në Evropë. "Kur jemi në hetime të ndërsjella, kur dhe ata kanë një pjesë të tyre, hetimet shkojnë përpara dhe janë gjithmonë të suksesshme. Francezët nuk bashkëpunojnë me ne kur hetimi është shqiptar, ama kur ka të bëjë që rrjeti është shqiptaro-francez ata janë gjithnjë të gatshëm për të na ndihmuar. Francës nuk i intereson kombësia e askujt që është në burg, por dënimi. Në Shqipëri ku vidhet çdo gjë, korrupsioni është në nivelet më maksimale, vjedhin ëndrrën, shpresën dhe ato që s’janë me vlera monetare, nuk i shkon askujt në mendje ta delegojë këtë të Ardi Veliu. Morali nuk ekziston".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy