Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Korçë ku një 17-vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin e Spitali Rajonal i Korçës, pasi dyshohet se ka konsumuar një dozë të lartë ilaçesh.
Sipas burimeve paraprake, e mitura dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke marrë mbidozë medikamentesh.
17-vjeçarja është gjetur nga familjarët në banesën e saj, në lagjen 18 të qytetit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Aktualisht nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, ndërsa mjekët po i japin ndihmën e nevojshme.
Në ambientet e spitalit ndodhen edhe efektivë të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan të miturën drejt këtij veprimi.



