Të dhënat nga Sky/Encrochat indicie, Bregu: Për të dënuar një njeri duhen prova fizike

Të dhënat nga Sky/Encrochat indicie, Bregu: Për të dënuar një njeri duhen prova fizike

Gazetari Sokol Bregu, vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë se të dhënat e përftuara nga platformat Sky Encrochat nuk mund të përdoren si prova direkte, por si indicie që të çon tek prova, e cilëson të duhur.

Në emisionin MCN Live, Bregu deklaroi se gjykata thotë se nuk pranohen si prova, sepse në momentin që partnerët francezë dhe belgë, e thyen këtë platformë, e bënë jo me kompaninë që e kishte ndërtuar, por me ekspertët e tyre dhe mbase kanë përdorur ndonjë haker në përdorim, për ta thyer platformën.

Provat e siguruara në këtë formë nuk mund të merren si provë, por si indicie po.

Ky është procesi më i rëndësishëm që mund të jetë përballur ndonjëherë GJKKO, sepse në bazë të kësaj do të vijojnë edhe të tjera çështje që lidhen me përgjimet në Sky dhe Encrochat.

Ne duhet të shohim që nëse ka gjetur ndonjë provë fizike, nëse nuk ke gjetur ndonjë provë fizike, atëherë jam dakord.

Vërtetë ke një komunikim në celular, por përveç këtij duhet dhe një provë tjetër që të dënohesh.

Edhe në Shqipëri, nëse ke një përgjim telefoni sot, kërkush nuk është dënuar.  

Nuk besoj se SPAK të ketë rrjedhur aq shumë sa të çojë dosjen në GJKKO vetëm nga dy fjalë që ka marrë në platformë.

Për të dënuar një njeri duhen minimumi dy prova.

Duhen pritur provat shkencore që do sjellë SPAK në gjykatë për dosjen “Metamorfoza”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy