I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet i riu në Durrës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet i riu në Durrës

Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë Fation Xhezairi, 34-vjeç,  pasi ishte në kërkim nga autoritet italiane për trafik droge. Xhezairi rezulton i dënuar me 5.9 vite burg për trafik droge.

Xhezairi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe sot ka rënë në prangat e Policisë e cila ka bashkëpunuar dhe me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Interpol.

Kujtojmë që  Fation Xhezairi njihet dhe me një ngjarje tjetër në Falconara Marittima pasi në 2011 në gjendje të dehur ka tentuar të sulmojë seksualisht një të moshuar. Për këtë rast ai u dënua me 6 muaj burg në vitin 2011 po nga Gjykata e Ankonas. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy