
Është mbajtur seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj portugezit, Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj në prill të viti të kaluar.
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg portugezin Ruben Saraiva. Portugezi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje kjo e ndodhur në Shëngjin.
Saraiva doli sot para gjykatës së Lezhës, nën masa të rrepta sigurie, pasi kërkonte ndryshim të masës së sigurisë.
Gjithashtu shtoi se vendimin do ta apelojnë në Gjykatën e Apelit sepse nuk pa prova të mjaftueshme sipas tij.
Më 19 prilli, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa eklzekutori u largua me motor.
Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmnit Nikulaj, për hakmarrje.



