Kokainë e kanabis në Gjirokastër, vihen në pranga dy të rinj

Kokainë e kanabis në Gjirokastër, vihen në pranga dy të rinj

Dy të rinj nga Gjirokastra janë vënë në pranga pas disa muajsh hetime, pasi dyshohet të jenë përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Nga kontrollet në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 236 gramë kokainë dhe 253 fara kanabisi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, u arrestuan Elis Ballaxhia dhe Daniel Hazizaj.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy