I mituri plagos me thikë 27-vjeçarin në Elbasan, shoqërohet në polici

I mituri plagos me thikë 27-vjeçarin në Elbasan, shoqërohet në polici

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit, ndërsa është kapur dhe shoqëruar autori i dyshuar, një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e bluzave të bardha.

Policia bën të ditur se nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me mjet prerës, një 27-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy