Motori del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi

Motori del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Rroskovec-Kutalli, në vendin e quajtur Strum. Një person i cili ka qenë duke udhëtuar me motor, teksa ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të shumta në trup. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se drejtuesi i mjetit, edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore ka shfaqur shenja jete.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, drejtuesi i motorit është plagosur rëndë pas daljes nga rruga, ndërkohë që ambulanca e ka transportuar drejt urgjencës së spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy