
Francesco Becchetti, i shpallur në kërkim që prej 7 vitesh, dhe i vënë nën akuzat e vjedhjes së 300 milionë eurove nga Banka Gjermane e Investimeve, Deutsche Bank, mbi paratë e lëvruara për ngritjen e hidrocentralit të Kalivaçit, si një prej veprave më të mëdha energjetike në rajon, vijon të mbrohet në gjykatat shqiptare, në procesin penal që vijon ndaj tij.
Sot është seanca e gjashtë radhazi që avokatët e tij, paraqesin konkluzionet përfundimtare para se gjykata të shprehet me vendim. Becchetti rrezikon, nëse gjendet fajtor, dënimin me 20 vite burg. Deri më tani, gjykata ka administruar shkresa dhe komente, mbi 84 fashikuj. Avokatet e biznesmenit italian kundërshtojnë fort aktin e ekspertimit të kryer nga prokuroria, duke pretenduar se akuza dhe ekspertët e kanë bërë me ndërhyrje politike.
Në seancën pasardhëse, radhën do ta ketë mbrojtja e të pandehurve të tjerë, që janë kryesisht inxhinierë dhe teknikë shqiptarë.



