Qendra masazhi me shërbime “ekstra”, arrestohen administratorët për shfrytëzim prostitucioni

Qendra masazhi me shërbime “ekstra”, arrestohen administratorët për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Tiranës ka kryer një operacion kundër shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet.

Edhe në këtë rast, aktiviteti i paligjshëm në vendin tonë ushtrohej nën maskën e disa qendrave masazhesh, ku përtej aktivitetit për të cilin ishin ligjërisht të licensuar, ofronin edhe shërbime “ekstra”.

Policia njoftoi sot se janë arrestuar dy vëllezërit, Mario, 26 vjeç dhe Andi Roshi, 29 vjeç, të dy banues në Tiranë të cilët qendrat e masazhit i përdornin për  shfrytëzim prostitucioni.

Në njoftimin e saj policia informon se po vijon hetimet për të gjetur bashkëpunëtorët e tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve që kanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi. “

Si rekrutoheshinNga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.

“Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.

Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy