Familja Hoxhaj dhe betejat ligjore/ Motrat nuk e braktisën Fatmirin, ecja dhe mungesa e ADN-së i dha pafajësi (VIDEO)

Familja Hoxhaj dhe betejat ligjore/ Motrat nuk e braktisën Fatmirin, ecja dhe mungesa e ADN-së i dha pafajësi (VIDEO)

E teksa Fatmir Hoxha qëndronte në burg dhe ishte personi i dyshuar për vrasjen e të ndjerit Toska, analizimi i provave dhe ekspertiza e pamjeve filmike dhe ato të lëvizjes së autorit do të përfundonin në një dokument zyrtar. Emisioni “FactCheck” zbardh përgjigjet e pyetjeve drejtuar ekspertit kriminalist Xhevair Çeloaliaj.

3 janë pyetjet dërguar ekspertit kriminalist dhe më e drejtpërdrejta, pyetja numër tre:

A është i njëjti person autori i vrasjes (që është në 11 CD e marra në lidhje me ngjarjen e vrasjes së shtetasit Ahmet Toska në datën 26.10.2020), me personin e arrestuar Fatmir Hoxhaj?

Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje eksperti kriminalist sqaron se “Në vijim të ekzaminimeve të regjistrimeve të pamjeve filmike objekt ekspertimi të fiksuara pranë vendit të ngjarjes me atë model krahasues të kamerave të sigurisë së IEVP Fier, nga ana ime u krye ekzaminimi krahasues midis shenjave të përgjithshme e të veçanta antropometrike të nxjerra dhe evidentuara për autorin.

Autori i regjistruar nga telekamerat e subjektit Aleksandër Behaj, në afërsi të vendit të ngjarjes (date 26.10.2020, vrasje e shtetasit Ahmet Toska në Fier), paraqet shenja të përgjithshme dhe shenja individuale mjaft të dukshme që e bëjnë atë të dallohet se është i ndryshëm krahasuar me të dyshuarin Fatmir Hoxhaj ne regjistrimet e kamerave të sigurisë së IEVP.

Në këtë përfundim arrijmë duke marrë në kompleksitet gjithë karakteristikat e përshkruara veçmas për autorin dhe veçmas për të dyshuarin si “gjerësia trupore dhe shëndeti, forma e këmbëve si shkronja "V" e përmbysur, që pasqyron autori, janë të qëndrueshme si në ecje dhe në qëndrim gjatë gjithë kohës, janë shenja të cilat kanë vlera për t'u përdorur për përcaktime grupore apo individuale. Shenjat e sipërpërshkruara të autorit janë një rast klasik që na çojnë në përjashtimin kategorik që ai nuk mund të jetë i njëjti me personin "e dyshuar".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy