
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin e Greqisë, ku një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij 31 vjeçe. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për xhelozi, ndërsa banorët e lagjes “Daphne”, kanë mbetur të tronditur nga ajo çfarë ka ndodhur.
Një fqinje e çiftit kishte disa kohë që kishte vënë re se gjerat mes tyre nuk shkonin mirë dhe ata ziheshin herë pas here. Për këtë ajo kishte telefonuar dhe policinë, por patrulla shkonte dhe ikte pa i marrë në pyetje. Sipas saj policët mendonin se ajo ankohej se në shtëpinë e fqinjëve të saj bëhej festë. Në një postim në mediat sociale, ajo tregon se më 11 Korrik ka denoncuar rastin në polici por nuk është marrë seriozisht.
Ndërkohë sot, fqinja e shqiptarëve teksa kujton se çfarë kishte paralajmëruar më herët shkruan: Ai më në fund e vrau atë. Kjo është ajo që unë kam për të thënë.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë dhe Athina është tronditur sërish. Shqiptari 40-vjeçar pasi vrau gruan e tij 31 vjeçe shkoi dhe u dorëzua vetë në polici.



