Grabitet banesa e biznesmenit në Memaliaj, fqinjët gjejnë derën e shqyer

Grabitet banesa e biznesmenit në Memaliaj, fqinjët gjejnë derën e shqyer

Një banesë në Memaliaj ka rënë pre e grabitjes në oreët e para të kësaj të diele.

Burime bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është grabitur banesa e Luan Goxhajt në qytetin e Memaliajt.

Grabitja është regjistruar në lagjen Nr.5, ndërkohë që policia është njoftuar nga komshinjtë të cilët pikasën derën e shqyer pasi të zotët e banesës nuk ndodheshin në momentin e grabitjes.

Nuk dihet vlera e të parave që janë grabitur pasi policia po analizon situatën. Pronari i banesës është biznesmen dhe kjo mendohet se ka qenë arsyeja e grabitjes.

Grabitësit mbetet ende të paidentifikuar. Policia vijon punën për zbardhjen dhe identifikimin e autoreve dhe ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy