Qëndresa Qytetare: Mikrokreditë shkaktuan një jetë të humbur. SPAK të hetojë Bankën e Shqipërisë!

Qëndresa Qytetare: Mikrokreditë shkaktuan një jetë të humbur. SPAK të hetojë Bankën e Shqipërisë!

Qëndresa Qytetare kërkon që SPAK të hetojë Bankën e Shqipërisë, pasi mashtrimet me mikrokreditë tashmë kanë shkaktuar vetëvrasjen e 63-vjeçarit Pal Trashaj. 

Në reagimin në rrjetet sociale thuhet se mikrokreditë kanë pasur bekimin e BSH, prandaj hetimet duhet të shtrihen edhe te zyrtarët e këtij institucioni.

Drupal Ad

 

 

 

"Mikrokreditë nuk kanë shkaktuar vetëm viktima financiare, SPAK të hetojë dhe Bankën e Shqipërisë! Mikrokreditë kanë shkaktuar mbi 100 mijë viktima financiare, teksa tashmë kemi dhe një jetë të humbur, sikurse është Pal Trashaj 63 vjeç, i cili dha fund jetës në mënyrë demostrative duke u vetëhelmuar përpara SPAK. Për një shumë prej 76 mijë lekësh Trashajn e shtrënguan për të dhënë 4.8 mln lekë, duke i konfiskuar pasuritë dhe duke i bllokuar pagat.

Mikrokreditë operojnë si Bandat e Haraçit vetëm se në dallim nga Bandat, mikrokreditë kanë pasur bekimin e Bankës së Shqipërisë. MCA zhvati 100 mijë shqiptare dhe asnjë institucion nuk reagoi për vite me radhë. Qëndresa Qytetare muaj më parë denoncoi këtë skandal dhe SPAK hetimet duhet ti shtrijë edhe tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë. Në asnjë vend të botës qytetarët nuk janë ekspozuar përballë zhvatjes si në Shqipëri, teksa për këtë çështje që prek mbi 100 mijë shqiptar, as Parlamenti nuk mund te heshte”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy