Me 35 vjet burg është dënuar shtetasi Arban Djaloshi i shpallur fajtor për vrasjen e babait të tij Mirosh Djaloshi.
Në seancën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor Arban Djaloshin për vrasjen e babait të tij, ngjarje e ndodhur më 18 Mars të këtij viti.
Po ashtu, gjykata ka dënuar me tre vite burg Bardhe Djaloshi, e cila ka ndihmuar të birin për fshehjen e vrasjes, ndërsa me 1.6 vite burg është dënuar djali tjetër i saj, Flavio Djaloshi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Manzë të Durrësit, ku burri u gjet i pajetë në afërsi të banesës nga fqinjët, ndërsa ishte goditur me sende të forta.
I biri i tij, Arban Djaloshi, i arrestuar, ka pranuar krimin përpara prokurorit të çështjes. Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkoolizuar dhe keqtrajtonte nënën e tij.



