Asgjësohen 5700 bimë kanabis në Lezhë, arrestohet 42-vjeçari

Asgjësohen 5700 bimë kanabis në Lezhë, arrestohet 42-vjeçari

Në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi” në fshatin Zimaj janë asgjësuar nëpërmjet djegies, 5700 bimë narkotike cannabis sativa, ndërsa ëhstë vënë në pranga kultivuesi i tyre. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 25- të të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”. Në kuadër të kësaj faze, në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar, 5700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Gjithashtu, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi B. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë. Në vijim, dyshohet gjithashtu se ditën e djeshme, 42-vjeçari ka dhunuar rëndë fizikisht, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet tyre. Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy