Vidhte automjetet dhe biçikletat, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Vidhte automjetet dhe biçikletat, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka kryer një sërë vjedhjesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve, për disa raste vjedhjesh, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të tyre, shtetasit G. Ll., 38 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të marrë sendet personale që ndodheshin në të. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi G. Ll. është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së një biçiklete, vjedhje këto të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy