
Në ditën e 40-të të protestës, disa studentë zgjodhën një mënyrë simbolike për të shënuar vijimin e saj, duke sjellë hallvë në tubimin para Kryeministrisë.
Ata u shprehën se përmes këtij simboli synojnë të përcjellin mesazhin se, pas 40 ditësh protestë, kanë kapërcyer frikën dhe ndihen të lirë të dalin në shesh për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre.
Sipas tyre, hallva simbolizon "fundin e frikës" dhe jo vetëm një akt simbolik ndaj situatës politike.



