
Policia e Lushnjës ka bërë të ditur se një 30-vjeçare me inicialet M.S., është dhunuar në këtë qytetet.
Mësohet se 30-vjeçarja ka kallëzuar në polici se është goditur me sende të forta nga dy persona.
Dhunuesit e gruas në fjalë nuk janë identifikuar ende.
Njoftimi i Policisë Lushnjë/
Më datë 27.12.2021 shtetasja M. S., 30 vjeçe, banuese në Karbunarë, ka kallëzuar se është goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



