Mashtronte dhe ushtronte presion ndaj qytetarëve, arrestohet avokati në Fier

Mashtronte dhe ushtronte presion ndaj qytetarëve, arrestohet avokati në Fier

Një avokat i shpallur në kërkim për “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të hënën, është ndaluar nga Policia e Fierit.

Burimet policore tregojnë se është vënë në pranga shtetasi K.XH., 30-vjeç, banues në Fier, me profesion avokat.

Siç njofton policia, ai është ndaluar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë ka cakëtuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se 30-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Materialet procedurale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy