
Policia e Matit ka njoftuar se ka proceduar penalisht një 55-vjeçar në Klos, pasi i njëjti është kapur duke tregtuar mallra kontrabandë.
Policia informon se ky person do të hetohet për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe “Fshehja e të ardhurave".
NJOFTIMI I POLICISË:
Kontrolle të pandërprera në çdo subjekt tregtar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave. Tregtonte mallra të ndryshëm, të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht pronari i dyqanit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe të Postës së Policisë Klos, në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencë informative, proceduan penalisht shtetasin I. D., 55 vjeç, banues në Klos.
Ky shtetas në dyqanin e tij, është konstatuar duke tregtuar mallra të ndryshëm, pa dokumentacion përkatës, të dyshuara kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe “Fshehja e të ardhurave".



