Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 361 qytetarë, të cilët nuk kanë zbatuar masat anti-covid gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të policisë, 335 qytetarë janë ndëshkuar për mosvendosjen e maskës mbrojtëse, 23 për mosrespektimin e orarit të lejuar të lëvizjes dhe 3 për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Masa administrative e marrë ndaj këtyre qytetarëve ka qenë gjoba prej 3 mijë lekësh.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte në të cilët ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 23 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.



