Gjykata e Lartë thërret mbledhjen e gjyqtarëve për vakancat në KLGJ

Gjykata e Lartë thërret mbledhjen e gjyqtarëve për vakancat në KLGJ

Gjykata e Lartë ka njoftuar sot se ka shpallur zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga Gjykata e Lartë:

-Asim Vokshi

-Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:

-Vojsava Osmanaj - Gjykata e Apelit Shkodër

-Ridvan Hado - Gjykata e Apelit Tiranë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

-Manjola Xhaxho - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

-Irena Plaku - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nikur nga kjo, në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Me këtë rast, Gjykata e Lartë ka njoftuar për datën 08 nëntor, Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve, përgjatë së cilës, do të diskutohet 1. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 2. Zgjedhja e anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, nga radhët e gjyqtarëve me përvojë.

Për pikën e parë të rendit të ditës Gjykata e Lartë ka bërë njoftimin lidhur me kandidaturat që do të marrin pjesën në garën për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për pikën e dytë të rendit të ditës Gjykata e Lartë iu bën thirrje gjyqtarëve me përvojë, që kanë kontribuar si ekspertë në programin e trajnimit fillestar dhe vazhdues apo në programe të tjera pranë Shkollës së Magjistraturës të paraqesin kandidaturën e tyre për anëtar të Këshillit Drejtues, duke depozituar aplikimin pranë kësaj gjykate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy