KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Armela Hasantari

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Armela Hasantari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Armela Hasantari.

Vendimmarrja nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin, ishte unanime.

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Tiranë u përball të mërkurën më 23 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur në një seancë të shkurtër u relatuan gjetjet e Komisionit, për të cilat ajo shprehu dakortësinë dhe deklaroi se u qëndronte parashtrimeve me shkrim.

Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse për gjyqtaren e Tiranës, Armela Hasantari, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Armela Hasantari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe në 2016-ën u emërua si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku dhe e ushtron funksionin aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy